LAJMI I FUNDIT:
Gjakova 8° cloudy

Fillon “Projekti për Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes” në Liqenin e Radoniqit

Fillon “Projekti për Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes” në Liqenin e Radoniqit

Sot u shënua fillimi i “Projektit për Përmirësimin dhe Rehabilitimin e Sistemeve të Ujitjes” në Liqenin e Radoniqit. Kjo nismë synon të përmirësojë efikasitetin e ujit, të rrisë produktivitetin bujqësor dhe të përmirësojë standardet e jetesës rurale në Kosovë.

Me një investim 10 milionë euro nga BE-ja, po krijohet një sistem të qëndrueshëm të ujitjes që mbështet rritjen e bujqësisë dhe zhvillimin ekonomik.

Ky projekt do të ofrojë shërbime të përmirësuara të ujitjes dhe kullimit për 10,000 hektarë dhe do të përfitojnë 7,000 përdorues të ujit, falë bashkëpunimit tonë me Bankën Botërore thuhet në komunikatën për media nga BE-ja, shkruan Telegrafi.


Që nga viti 2008, BE-ja ka zotuar mbi 100 milionë euro për sektorin e bujqësisë së Kosovës. Fokusi ka qenë në ndërtimin e kapaciteteve të qëndrueshme, përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore dhe zhvillimin e një qasjeje të integruar për sigurinë ushqimore.

Ky projekt tejet i rëndësishëm synon një të ardhme sa më të qëndrueshme për bujqësinë e Kosovës, fushë kjo që është tejet e rëndësishme për ekonominë e vendit tonë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Dyshohet për një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, policia në vendngjarje

Lajme
Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Ka ardhur koha për të ndëshkuar Orbanin, thotë qeveria e ardhshme e Gjermanisë

Evropa
Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Botë
“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Lajme
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Kalo në kategori