LAJMI I FUNDIT:

Fillon dezinfektimi në zonat e vërshuara

Fillon dezinfektimi në zonat e vërshuara

Siç u paralajmërua edhe dje, në zonën e Komunës Aerodrom, ka filluar dezinfektimi i shtëpive, të cilët ishin të përfshira nga katastrofa e përmbytjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Komuna informojnë se në bashkëpunim me Institutin për shëndet publik, ekipet për dezinfektim kanë filluar nga rruga ‘Bozhin Nikollov’ në Lisiçë të Epërme, më pas vijon në rrugën ‘Mite Bogoevski’ në vendbanimin Lisiçë, si dhe në lokacionet tjera që tanimë është hequr edhe balta, uji dhe sendet e dëmtuara në shtëpi. /Telegrafi/