Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtor, të martën inspektoi fillimin e asfaltimit të segmentit të pestë, në kuadër të zgjerimit të rrugës N25, Podujevë – Prishtinë.
Ministri Lekaj, deklaroi se projekti është duke u implementuar në afat të caktuar, pas të gjitha ndryshimeve që janë bërë në projektin e vitit 2015, duke evituar gabimet e gjetura në projekt.
Ai tregoi se janë shtuar edhe shiriti ndihmës, bashkë me stacionet e autobusëve, që ishte kërkesë e qytetarëve.
Asfaltimi i këtij segmenti në hyrje të Podujevës do të përfundojë brenda 7 ditëve, ndërsa Lekaj ka kërkuar mirëkuptim të qytetarëve të kësaj ane, duke deklaruar se aty ku punohet ka edhe pengesa.
“Projekti në tërësi ka kosto mbi 9 milionë euro, kurse segmenti i pestë që po asfaltohet sot ka kosto mbi 4.5 milionë euro dhe kjo rrugë ua mundëson qytetarëve dhe bizneseve qarkullimin e lirë. Podujeva e meriton këtë përkushtim tonin, sepse kanë dhënë shumë për këtë vend”, tha Lekaj.
Ministri Lekaj ka inspektuar edhe segmentet tjera të kësaj rruge, me ç’rast kërkoi nga kompanitë që t’i respektojnë afatet kohore dhe standardet e punimeve ashtu siç kërkohen me kontratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
HIB Petrol, sërish tatimpaguesi më i madh në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë