LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë përgatitjet për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit

Fillojnë përgatitjet për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit

Dogana e Kosovës me anë të një njoftimi thotë se kanë filluar procedurat për hapjen e zyrës së Doganës në Portin e Durrësit.

Sipas Doganës, zyra do të filloj së funksionuar i nga janari i 2019-së.


“Në kuadër të bashkëpunimit të dy Qeverive, si dhe në kuadër të zbatimit të vendimeve të dyja qeverive me datën 7 dhe 8 dhjetor në Tiranë dhe Durrës, drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha me bashkëpunëtor ka takuar drejtoren e përgjithshme të Doganës së Shqipërisë, Belinda Ikonomi me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi ishin prezent edhe dy grupet punuese të administratave doganore ku edhe janë diskutuar mbi procedurat teknike për hapjen e zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit”, thuhet në njoftimin e Doganës, përcjell Telegrafi.

Krahas takimeve u bë edhe vizita në portin e Durrësit ku me këtë rast edhe u përcaktuan zyrat dhe ambientet e punës për Doganën e Kosovës nga ku do të zhvillohen procedurat doganore të tranzitit.

“Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtareve. Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit”, vijon njoftimi.

Procedurat doganore në Portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga muaji janar 2019. /Telegrafi/