Liga e Kampionëve këtë edicion pritet të jetë e fortë, sikurse edhe edicioneve të kaluara.

Tashmë kompanitë e basteve dhe analistët kanë filluar të kalkulojnë në bazë të përforcimeve dhe skuadrave që kanë klubet e mëdha.


Sipas kompanisë së basteve ‘Ceasres’ janë klube angleze ato që do ta thonë fjalën kryesore.Manchester City shihet si favoriti kryesor, që pritet të pasohet nga Liverpool.

Man City Liverpool

Sikurse Liverpool, njëjtë gjasa ka edhe Barcelona, sipas kësaj kompanie.

Real Madridi dhe Juventusi mbajnë pozitat, katër dhe pesë.

PSG, Bayern Munich, Tottenham, Atletico Madrid dhe Chelsea e mbyllin top-10. /Telegrafi/

telegrafi sport app