LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë garat verore të vrapit në plazh

Fillojnë garat verore të vrapit në plazh

Sot me fillim në ora 18 do të startojë  “Beach Run 2016” në Shkup, në bregun e lumit Vardar në afërsi të skejt parkut në Qendër, me të cilin aktivitet dhe fillon seria verore e pesë garave në vrap në plazh nëpër Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatësia e garës është 5 kilometra dhe do të vrapohet përgjatë bregut deri te hoteli “Aleksandar Palace” dhe mbrapsht.


Në garën në Shkup do të ketë edhe një banak të veçantë me produkte organike të prodhuesve nga Maqedonisë, të cilët pjesëmarrësit dhe vizitorët do të kenë mundësi ti provojnë falas dhe të njëjtat do të mund edhe ti blejnë.

Në garat e serisë “Beach Run 2016” mund të marrin pjesë të gjithë ata që e pëlqejnë vrapin, edhe në atë në një apo në të pesë garat. Rezultati i realizuar nga secila nga garat sjell pika të caktuara të sipas të cilëve formulohet rezultati final i cili do ta jep fituesin e garave verore në vrap në shtigje prej 5 kilometrash.

Për fituesit e të gjithë garave dhe tërë ligës është siguruar fond shpërblyes prej 1.000 eurosh dhe pajisje të cilësisë më të lartë për vrap të firmës “Nike”.

Paraqitja për pjesëmarrje në “Beach Run 2016” bëhet përmes ueb faqes www.prvdovrv.mk.

Pas garës së sotme të parë në Shkup, vazhdojnë garat në Pretor më 10 korrik, në Dojran më 17 korrik, në Mavrovë më 24 korrik dhe gara përfundimtare në Ohër më 31 korrik./Telegrafi/