LAJMI I FUNDIT:

Fillojnë bisedimet bërthamore SHBA-Kore e Veriut

Fillojnë bisedimet bërthamore SHBA-Kore e Veriut

Zyrtarët amerikanë dhe koreano-veriorë rifillojnë sot bisedimet bërthamore në nivel ekspertësh në Stokholm.

Këto do të jenë negociatat e para zyrtare që kur Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un ranë dakord në qershor për t’i rifilluar ato pas dështimit në shkurt në një samit në Vietnam.


Bisedimet dështuan për mënyrën e lehtësimit të sanksioneve për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në Greqi të shtunën se kishte “shpresë” se do të bëhej përparim dhe se negociuesit amerikanë mbërritën në Stokholm “me një seri idesh”.

Nuk është e qartë nëse secila palë e ka zbutur qëndrimin negociues, megjithëse zhvillimet e fundit sugjerojnë një gatishmëri të shtuar për të punuar drejt një marrëveshje.

Në fund të muajit të kaluar, presidenti Trump tha se një “metodë e re” e bisedimeve bërthamore do të ishte “shumë e mirë”, duke i bërë jehonë gjuhës së ngjashme që zyrtarët e Koresë së Veriut kanë përdorur për muaj me radhë.

Koreja e Veriut ka thënë vazhdimisht se nuk është e gatshme të dorëzojë armët e saj bërthamore. Phenian preferon një qasje me faza, në të cilën Shtetet e Bashkuara ndërmerr hapa të njëkohshëm për të lehtësuar sanksionet dhe për të siguruar garanci të sigurisë.

Deri kohët e fundit, shumica e zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë këmbëngulnin se nuk ishin të interesuar për një qasje me faza, dhe se Koreja e Veriut duhet të pajtohet për të braktisur plotësisht armët e saj bërthamore para se të merrte lehtësimin e sanksioneve. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori