LAJMI I FUNDIT:

Filloi rregullimi i shtratit të lumit në Likovë

Filloi rregullimi i shtratit të lumit në Likovë

Në Kumanovë sot u shënua fillimi i projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Likovës. Ministri, Sadulla Duraki, tha se njëra ndër prioritetet kryesore të komunës së Kumanovës është zvogëlimi i rrezikut nga përmbytjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Zvogëlimi i rrezikut nga përmbytjet është njëra ndër prioritetet kryesore në komunën e Kumanovës. Për këtë arsye Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara dhe Qeverinë japoneze investuan në rregullimin e shtratit të lumit të Likovës, me çka sigurohet mbrojtje e menjëhershme dhe afat-gjate e shumë banorëve të cilët jetojnë në këtë pjesë të qytetit”, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Duraki.


Me fazën e parë të projektit do të kryhet rregullimi i shtratit të lumit në gjatësi prej 400 metrave. Në periudhën e ardhshme, me ndihmën e UNDP-së dhe komunës së Kumanovës do të përpiqemi të sigurojmë mjete financiare për rregullimin e tërë të lumit të Likovës në gjatësi prej 1.8 kilometra.

Vlera e përgjithshme e investimeve të projektit është mbi 800.000 euro. Një pjesë e mjeteve me vlerë totale prej 200 mijë euro janë siguruar nga Buxheti i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e pjesa tjetër nga Komuna e Kumanovës, Qeveria e Japonisë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Sipas vlerësimeve të ekspertëve, pritet që ky investim të rezultojë me fitime mesatare prej rreth 350 mijë euro në nivel vjetor si rezultat i shmangies së dëmtimit nga përmbytjet, njofton AIM.

Në këtë ngjarje fjalime të tyre mbajtën edhe kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Vinton dhe ambasadorja e Japonisë Keiko Haneda. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori