LAJMI I FUNDIT:

Filloi protesta kundër EVN-së! (Foto/Dokument)

Filloi protesta kundër EVN-së! (Foto/Dokument)

Ashtu siç u paralajmërua më herët nga ‘Këshilli qytetar kundër EVN-së’ për protestën që është duke u zhvilluar te sheshi i Tetovës, qytetarët protestën e tyre do ta vazhdojnë deri te EVN!, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Protesta e fundit ishte të premten e kaluar ku protestuan qindra njerëz kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Kjo është protesta e tretë e radhës.


”1. Kërkojmë nga KRRE që të ulet çmimi për Kë/h që tani është 33%
2. Të anuloj tarifat industriale
3. Mos të lejohet ndërmarrja ELEM që të ndikojë në rritjen e çmimin.
4. Të mos merren para për kyçje.” janë disa nga kërkesat e protestuesve. /Telegrafi/