LAJMI I FUNDIT:

Filloi hapja e një rrugë në Lubizhdë

Filloi hapja e një rrugë në Lubizhdë

Ka filluar hapja e një rruge të re në fshatin Lumbizhdë të Komunës së Malishevës, rrugë e cila do t’i lidhë disa lagje dhe një pjesë të madhe të fshatit, me rrugën Malishevë-Kijevë, me shkollën e fshatit dhe me ambulancën.

Punimet në këtë rrugë, sot i ka inspektuar drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, i cili edhe është takuar me disa nga banorët e fshatit, të cilët i ka uruar për rrugën e re.


Me këtë rast, drejtori Morina, përveç urimeve për banorët e fshatit, tha se “punimet janë duke u kryer mirë dhe rruga do të vazhdoj deri në përfundimin e saj”. Kjo rrugë e re, që po hapet, sipas Morinës, do të jetë në tërësi në shërbim të qytetarëve, por ne veçanti për nxënësit, të cilët, ose duhet të udhëtojnë më gjatë nga shtëpitë deri në shkollë, ose e bartin baltën dhe pluhurin brenda shkollës.

Rruga ka një gjatësi prej rreth 700 metrave dhe fillon nga shiriti i rrugës Malishevë-Kijevë, përkatësisht mes ambulancës së fshatit dhe shkollës dhe lidhet me lagjet brenda fshatit. Kjo rrugë financohet nga Komuna e Malishevës. Rrugë është tërësisht e re, pra është duke u punuar në hapjen e saj, mbushjen dhe në fund do të asfaltohet.

Përndryshe kjo rrugë, përveç që do të jetë në shërbim të nxënësve, ka rëndësi të madhe për një pjesë të fshatit, të cilët në rastet e përmbytjeve të lumit Mirusha, këtë rrugë e shfrytëzojnë për të qarkulluar nga shtëpitë e tyre, deri në rrugët kryesore. /Telegrafi/