LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i Merkurit retrograd: Të gjitha shenjat janë nën sulm, përveç njërës

Fillimi i Merkurit retrograd: Të gjitha shenjat janë nën sulm, përveç njërës
(Foto: Pexels)

Retrogradi i fundit i Merkurit i vitit 2023 ka nisur të mërkurën (më 13 dhjetor) dhe do të na mbajë deri në fillim të vitit të ardhshëm, por efekti i tij nuk do të jetë negativ vetëm për një shenjë.

Merkuri, planeti i komunikimit, analizës dhe udhëtimit, kur kthehet në retrogradë te Bricjapi, mund të ndikojë në mënyrën se si ne mendojmë, komunikojmë dhe planifikojmë.


Gjatë asaj periudhe janë të mundshme debate, keqkuptime në komunikim e të ngjashme. Njerëzit mund të priren të shprehen në mënyrë impulsive ose pa menduar mjaftueshëm, gjë që mund të çojë në konfuzion ose konflikte serioze.

Merkuri retrograd më i fortë se kurrë: Ja kush do të goditet më shumë nga e kaluara dhe kujt do t’i shkojnë gjërat mbrapsht
Lexo po ashtu Merkuri retrograd më i fortë se kurrë: Ja kush do të goditet më shumë nga e kaluara dhe kujt do t’i shkojnë gjërat mbrapsht

Bricjapi është i lidhur me aspektet e biznesit dhe karrierës së jetës. Merkuri retrograd në këtë shenjë mund të sjellë nevojën për të rishikuar planet e biznesit, objektivat dhe strategjitë. Mund të ketë nevojë për të rishqyrtuar rrugët dhe qëllimet profesionale.

Gjithashtu, mund të presim rritje të përgjegjësisë në komunikim. Është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm në të shprehurit dhe të merrni përgjegjësi për fjalët dhe veprimet tuaja.

Kjo do të thotë se mund të ketë një analizë të veprimeve të kaluara, veçanërisht në kontekstin e karrierës dhe ambicieve. Reflektimi mbi vendimet e kaluara mund të ndihmojë në vendosjen e themeleve për veprimet e ardhshme.

Do të goditen më shumë Dashët, Bricjapët, Peshoret dhe Gaforret, ndërsa të vetmit që do të kursehen do të jenë Luanët.

Të preferuarit e fatit: 1 janari 2024 pritet të jetë fatlum për tri shenja
Lexo po ashtu Të preferuarit e fatit: 1 janari 2024 pritet të jetë fatlum për tri shenja

Si do të ndikojë Merkuri retrograd te Luani?

Me fillimin e kursit retrograd të Merkurit, do të shënojë fillimi i një “riparimi” të madh dhe vetndihmës për Luanët.

Luanët duhet të presin përmirësim në fushën e shëndetit dhe punës, duke qenë se do të marrin parasysh me kujdes shprehitë dhe rutinën e tyre. Do të “anulojë” gjithçka që nuk mbështet zhvillimin dhe rritjen personale dhe do të largojë “vampirët emocionalë”.

Është një moment i mrekullueshëm që Luanët të mendojnë për metodat, ritualet dhe regjimin me të cilin jetojnë. Me këtë retrograd, ata mund të kthehen në disa projekte të papërfunduara në punë ose më në fund të zgjidhin disa marrëdhënie në jetën e tyre personale, të cilat mund të jenë të vështira në fillim, por do të kenë një fund të shkëlqyeshëm.

Falë këtij Merkuri retrograd, Luanët mund të jenë shumë më efikas se zakonisht dhe të përdorin çdo moment të kohës së tyre më me mençuri, në mënyrë që të bëjnë një jetë të përditshme më të kënaqshme, dhe duke qenë se financat do të jenë gjithashtu në duart e tyre, është e qartë se kjo periudhë do t’u sjellë vetëm të mira. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Gjëja e vetme që nuk duhet të bëni kurrë kur partneri juaj është i mërzitur

Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Ushtrime joga për ngrohje më efikase të muskujve para trajnimeve

Joga
Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Një detyrë e thjeshtë në të cilën 90 për qind e njerëzve bëjnë gabime: Bëni sytë katër dhe përpiquni ta zgjidhni!

Stil
Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Urime të zgjuara për përvjetorët e martesës

Lifestyle
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori