LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Vazhdojnë me politikat për shëndet më të mirë për qytetarët

Filipçe: Vazhdojnë me politikat për shëndet më të mirë për qytetarët

Që nga 1 tetori, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë ilaçe në dispozicion në çdo kohë të muajit, tha në konferencën e sotme për shtyp Ministri i Shëndetësisë dhe Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Venko Filipçe, i cili, siç tha ai, ka dëshmuar se kujdesi për pacientët është një përparësi kryesore e LSDM-së, duke udhëhequr politika reale në interes të të gjithë qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi hequr plotësisht kuotat e ilaçeve me recetë në barnatore në të gjithë vendin. Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka vënë në dispozicion ilaçe për pacientët në çdo kohë. Masën që ne kemi shpallur në programin tonë zgjedhor tashmë është realitet, duke siguruar shërbime shëndetësore cilësore dhe ilaçe sipas nevojave të qytetarëve”, theksoi Filipçe ku shtoi se me këtë është zgjidhur një problem dekadësh.


Ai tha se faza e parë e heqjes filloi në gusht në barnatoret në Ohër, Resen, Strugë, Dojran dhe Gjevgjeli, ku qytetarët nuk kanë më frikë se mund të mbesin pa ilaçin e nevojshëm. Terapia e tyre sigurohet dhe çdo pacienti pajiset me ilaçe sipas nevojave të tyre të vërteta mjekësore, pa grumbulluar ilaçe në shtëpitë e tyre.

Ai gjithashtu theksoi se janë përmirësuar kushtet e punonjësve shëndetësorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori