LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Të gjithë të shëruarit nga coronavirusi të dhurojnë plazma që të shpëtojnë jetë

Filipçe: Të gjithë të shëruarit nga coronavirusi të dhurojnë plazma që të shpëtojnë jetë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u bën thirrje të gjithë atyre që mund të dhurojnë plazma gjaku për shërimin e të sëmurëve.

“I falënderoi të gjithë pacientët të shëruar nga Covid-19 të cilët dhuruan plazma për mjekimin e pacientëve.


U bëj thirrje të gjithëve atyre që mund të dhurojnë, ta bëjnë këtë. Në atë mënyrë ju mund të shpëtoni jetë”, shkruan Filipçe në Facebook.

Ai shton se plazma mund të dhurohet nga njerëz që e kanë kaluar Covid-19 në Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit./Telegrafi/