LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Numri i viktimave nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë arrin në 13 (Video)

Filipçe: Numri i viktimave nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë arrin në 13 (Video)

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, është prononcuar për rastin tragjik në aksidentin në autostradën Shkup-Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për fat të keq, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku është rrokullisur një autobus me 50 udhëtarë. Ne kemi reaguar në kohë. Të gjithë institucionet shtetërore por edhe disa private janë kyçur. Janë pranuar 25 pacientë. Katër pacientë janë duke u hospitalizuar kurse ndaj dy prej tyre do të bëhet ndërhyrje kirurgjike. Numri i viktimave ka arritur në 13.” tha Filipçe.

Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Përndryshe, rreth orës 17:00 një autobus është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë.

Helikopterë, ambulanca, ekipet policore dhe qytetarë të shumtë u angazhuan për të nxjerrë udhëtarët e lënduar që ishin bllokuar në autobusin e rrokullisur. /Telegrafi/

Lexoni të gjitha lajmet për këtë tragjedi!
Lexo po ashtu Lexoni të gjitha lajmet për këtë tragjedi!