LAJMI I FUNDIT:

Filipçe në Tetovë: Do të ketë përmirësime në Shtëpinë e Shëndetit

Filipçe në Tetovë: Do të ketë përmirësime në Shtëpinë e Shëndetit

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka vizituar Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë ku edhe ka realizuar takime me udhëheqësin e këtij institucioni.

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, Filipçe pas takimit ka thënë se modeli i partneritetit publiko-privat, do të jetë mënyra që të gjithë pacientët të kenë mundësi të marrin shërbime më të mira shëndetësore edhe në spitalet private, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Kemi edhe analizat tona në Ministri, Institutin për Shëndet Publik dhe Fondin për Sigurim Shëndetësor të cilat tregojnë se 30 për qind paguajnë vetëm në sektorin privat. Nëse mbetet kështu me kufi të qartë midis shëndetit privat dhe publik konsiderojmë se do të vijmë një një situatë më të keqe. Ideja jonë është që me vendosjen e partneriteteve publiko-private t’i hapim dyert e të gjitha institucioneve për të gjithë pacientët për çmime dhe kontribute të njëjta të cilat tani i paguajnë, e të mos munden të marrin shërbime përkatëse nga ekspertë të shquar në cilindo institucion në vend”, tha Filipçe i cili në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Universitetit në Tetovë, ligjëroi me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë.

Ai përkujtoi se përballja me irracionalitetin me spitale të caktuara të cilat janë të zbrazura, pas zgjedhjeve do të tejkalohet me zhvillimin e ligjit përmes studimeve fizilibite rreth uljes së shpenzimeve.

Sipas tij, përmirësim do të ketë edhe në shërbimet për Ndihmë urgjente mjekësore me furnizimin e automjeteve të reja. Gjatë vitit, ai shtoi se është planifikuar edhe pajisja e Qendrës Diagnostiko-Urgjente në Spitalin Klinik të Tetovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori