LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Dy kompani janë në garë për ndërtimin e Qendrës së re Klinike

Filipçe: Dy kompani janë në garë për ndërtimin e Qendrës së re Klinike

Dy kompani janë në fazën e dytë të procesit për përzgjedhjen e kompanisë, që do ta ndërtojë Qendrën e re Klinike në Shkup. ‘Vamed’ dhe ‘Bouygues construction'”.

Këtë në një intervistë për “Faktor”, e ka thënë mnistri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai shtoi se procedura është në fazën e dialogut konkurrues, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ka tre faza, faza e evaluimit ka përfunduar. Kanë mbetur vetëm dy kompani ‘Vamed’ nga Gjermania dhe ‘Bouygues construction’ nga Franca, të cilat tani futen në fazën e dialogut”, tha Filipçe, i cili shtoi se dialogu akoma nuk ka filluar, pasi akoma zgjat afati për ankesa nga faza e parë.

Ai tha se për momentin nuk ka ankesa dhe gjatë kohës së dialogut do të përpunohet draft marrëveshja, e cila do të tenderohet./Telegrafi/