LAJMI I FUNDIT:

Fileto salmoni me limon

Fileto salmoni me limon

Përbërësit:

▪ 4 fileto salmoni
▪ 3 limonë
▪ 1 tufë majdanoz
▪ 1 thelbi hudhër
▪ verë Vermut
▪ vaj ulliri
▪ piper i kuq, kripë të trashë


Përgatitja:

Pastrojmë filetat e salmonit duke hequr me anë të një pincete halat. I spërkasim me lëngun e dy limonëve dhe me një gotë Vermut, shtojmë piperin e kuq dhe i lyejmë mirë e mirë në mënyrë që të marrin shije.

Filetat i vendosim në tepsi duke shtuar limonin e mbetur të prerë me feta si dhe një lugë kripë të trashë. Shtojmë pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë të ngrohtë në 220 gradë për 7-8 minuta.

Grijmë hudhrën dhe majdanozin dhe spërkasim me to filetat e salmonit.

Më pas i heqim nga zjarri dhe i servirim.