LAJMI I FUNDIT:

Fileta më të mira gjeldeti me djathë dhe spinaq brenda

Fileta më të mira gjeldeti me djathë dhe spinaq brenda

Sekreti i suksesit të kësaj recete qëndron te përzierja e mocarelës së butë dhe spinaqit, por edhe truku i përzierjes që e bën mishin krokant kur e kafshon…

Përbërësit:


– 1 kg mish gjeldeti,
– 150 g spinaq të zier,
– 50 g djathë feta,
– 50 g krem djathi,
– 1 thelb hudhre,
– kripë,
– piper,
– erëza bimore,
– thërrmija buke,
– 1 të bardhë veze,
– pak parmezan të grirë në rende,
– pak gjalpë.

Përgatitja:

Ziejeni spinaqin, kullojeni mirë dhe copëtojeni. Pritini mishin në feta më të holla, shtoni kripë dhe piper.

Përzieni spinaqin me djathin fetën, kremin e djathit, hudhrën dhe një lugë thërrmija buke, më pas shtoni erëzën bimore.

Mbi çdo copë mishi vendosni mbushje me spinaq dhe e rrotullojeni (nëse është e nevojshme, e mbështillni me fije peri).

Mbështilleni me folie alumini dhe vendoseni në frigorifer për një orë.

Lyejini roletë në të bardhat e vezëve të rrahura, më pas në thërrmijat e bukës të përziera me parmixhan dhe mbi të hidhni një copë gjalpë.

Piqni në furrë, në zjarr të fortë, derisa mishi të marrë ngjyrë kafe të artë.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.