Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi, ka publikuar sot (e mërkurë) këngën e re.

“Presje” titullohet projekti i saj, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.


Teksti është shkruar nga vet artistja, kurse për producimin u përkujdes Fatjon Miftari.

Screenshot 16 Foto: Screenshot/YouTube

Masterizimi i kësaj kënge ndërkohë u bë nga Johan bejerholm me video të realizuar nga Max Production.

Kjo vjen në kuadër të albumit të ri “Vëmendje”, nga i cili tanimë ka lansuar disa këngë e bashkëpunime.

Screenshot 17 Foto: Screenshot/YouTube

Ky projekt tashmë gjendet në platformën YouTube në kanalin zyrtar të bukuroshes nga Ferizaj.

Këngët ndërkohë deri më tani kanë mbledhur miliona klikime nëpër platformat e ndryshme muzikore. /Telegrafi/