Fifi paralajmëron këngën e re, njofton se është bashkëpunim

Filloreta Raçi - Fifi duket se është gati për të publikuar projektin e ri muzikor.
Kështu të paktën ka lënë të kuptohet me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.
Artistja e njohur nga Ferizaj gjithashtu zbulon se është një bashkëpunim, por duke mbajtur akoma të fshehtë emrin e këngëtarit/es.

"Edhe pak ft...së shpejti. Si dihet ndoshta del nesër në Spotify", ka shkruar ajo.
Reagimet e fansave qenë të menjëhershme, të cilët mezi po presin për këtë këngë.

Fifi të fundit projekt e solli vetëm një muaj më parë të titulluar "Budalla".
Ajo pëlqehet tejet shumë nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/04/2024
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































