LAJMI I FUNDIT:

FIFA dhe UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton rastin në gjykatë

FIFA dhe UEFA të pafuqishme, Superliga Evropiane fiton rastin në gjykatë

Promovuesit e Superligës Evropiane, A22 kanë fituar apelin e tyre në një gjykatë spanjolle që mbron klubet që janë të përfshira në të nga ndëshkimi prej UEFA-s ose FIFA-s. Klubet marrin mbrojtje pasi autoritetet e futbollit u vendosën të qortoheshin për veprimet e tyre pasi ESL u formua në prill 2021.

Tani pas një tjetër apelimi në Gjykatën Spanjolle, vendimi ka shkuar në favor të A22. Ky zhvillim i ri u raportua nga Ben Jacobs i CBS Sports, i cili ndau detaje në lidhje me disa nga dokumentet gjyqësore nga kjo çështje. Këto dokumente flasin për mënyrën se si FIFA dhe UEFA kanë përdorur fuqitë e tyre disiplinore për të krijuar një monopol në çdo garë të pavarur të futbollit profesionist.

Dokumentet sqaruan: “Të pretendosh se, jashtë ekosistemit të UEFA-s dhe FIFA-s, mund të krijohej lirisht një garë e pavarur futbolli profesioniste që mund të konkurronte me të tyren, pa ndërhyrjet e tyre, tregon naivitetin më të madh, sepse të pandehurit kanë një pushtet kaq të fortë që nga pozicioni i tyre monopol janë të aftë të frikësojnë, siç kanë bërë përmes deklaratave publike si ato që kanë motivuar këtë proces gjyqësor”.


“Problemi qëndron në faktin se rreziku i përdorimit arbitrar nga FIFA dhe UEFA i fuqisë së tyre disiplinore nuk është i kufizuar në pasojat e efekteve të saj brenda garave që ata menaxhojnë, por mund të përdoret gjithashtu për të dekurajuar operatorët e tregut të tunduar për të hyrë në garë”.

“Iniciativa e sipërmarrësit që dëshiron të hyjë në garë sulmohet nga monopolisti që nuk e do dhe përdor pushtetin për të penguar. Arsyetimi i mundshëm i sjelljes së FIFA-s dhe UEFA-s si një përpjekje për të mbrojtur modelin sportiv evropian është një justifikim i dobët”, thuhet më tej.

Turneu u krijua për të ofruar një ligë të re futbolli, e cila do të ishte më e frytshme financiarisht për klubet. Anëtarët themelues të kompeticionit ishin Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham, Arsenal, Milani, Interi, Atletico Madrid, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Por, nga këto 12 klube, nëntë u larguan nga Superliga, me projektin që zgjati vetëm 48 orë pasi u lansua në vitin 2021. Por, Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi mbetën ende të përkushtuar ndaj projektit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori