LAJMI I FUNDIT:

Fiat Topolino është një veturë e këndshme elektrike që ka një rreze prej 75 kilometrave

Fiat Topolino është një veturë e këndshme elektrike që ka një rreze prej 75 kilometrave

Fiat do të përpiqet të tërheqë klientët me makinën e re, elektrike të vogël e quajtur Topolino.

Me dizajne interesante, shtesa fantastike dhe dyer opsionale, mikro-makina është thjesht e “këndshme”, transmeton Telegrafi.


Automjeti i ri bazohet në të njëjtën platformë si Citroën Ami dhe kështu konsiderohet si një katërçikletë. Kjo do të thotë se vetura është projektuar si një alternativë ndaj një skuteri për shoferët që thjesht duhet të lëvizin nëpër qytet, dhe jo si një makinë e plotë.

Vetura është me dy ulëse dhe ka një gjatësi të plotë prej 2.53 metrash. Shpejtësia maksimale e Topolino-s është e kufizuar në vetëm 45 kilometra në orë.

Makina ka një bateri prej vetëm 5.4 kWh për t’iu ofruar klientëve. Kjo është e mirë për një distancë prej 75 kilometrave dhe një kohë karikimi prej katër orësh. /Telegrafi/