Diskutimi mes gazetarit dhe kryeministrit fokusohet tek pyetjet për CEZ-in dhe thirrjen që Greqia i bëri shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Pirro Vengu, për të kryer shërbimin ushtarak. 

Blendi


Pjesë nga zbardhja e bisedës në studio:

Rama: Për këtë Pirro Vengun ke ndonjë pyetje?

Fevziu: Po si s’e kam mo, atë që do e marrin ushtar grekët… Shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm e kanë thirrur për ushtar në Greqi.

Rama: Po ca ka mo? Është njësoj si të thuash kemi kryetarin e opozitës holandez…

Frangaj-Fevziut: Do e pyesësh (Ramën) për atë ushtarin grek?

Fevziu: Po.

Frangaj: Është skandal i madh.

Fevizu: Ushtar i vonuar.

Rama: Po je në vete ti apo jo?

Frangaj: Ushtari i grekut shefi i kabinetit… gjithë të dhënat, sekretet e Ministrisë së Jashtme ia çon grekut.

Rama: Ore zotëri! Kemi dy nënshtetësi ne, muhabet kot… /Telegrafi/