LAJMI I FUNDIT:

Festohet Dita e Gështenjës në Belle të Deçanit

Festohet Dita e Gështenjës në Belle të Deçanit

Një manifestim kulturor e me motive tradicionale është mbajtur sot në Deçan, duke shënuar kështu “Ditën e Gështenjës”.

Aty u ekspozuan piktura e u mbajt edhe orë letrare me qëllim të promovimit të vlerave tradicionale dhe gështenjës. Ngjarja u organizua nga “Iniciativa për Zhvillim” dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe Komuna e Deçanit.


Të rrethuar nga peizazhi i gjelbër i fshatit Belle, artistë të ndryshëm shqiptarë shpalosën veprat e tyre artistike, dhe u lexuan poezi kushtuar gështenjës.

Ky aktivitet u mbajt në fillim të muajit tetor meqë ky muaj është koha kur në Deçan bëhet vjelja e gështenjave.

Kjo trevë njihet për hapësira me gështenja, të cilat në shumë raste edhe sigurojnë jetesën e banorëve të fshatit Belle dhe fshatrave të tjetra përreth.

Këtë e thotë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, për të cilin gështenjat kanë rëndësi të veçantë, meqë sipas tij, ato kanë mundësuar shkollimin dhe veshmbathjen e tij dikur.

“Në një periudhë kohore kur unë kam qenë student, gjendja ekonomike në këtë vend, dhe gjithë ne studentët e asaj kohe edhe baballarët tanë përpara dhe gjeneratat më të vjetra se unë, mbijetesën e kanë bërë me gështenja, përveç me gjëra të tjera bujqësi e blegtori, por gështenja ka qenë një produkt i dhuruar prej Zotit që neve na ka mundësi me u shkollu, na ka mundësu me i ble teshat, këpucët, me pagu semestrin, me pagu banesat që me i kry studimet. Edhe gjyshet tona edhe stërgjyshërit tanë e kanë pasur një produkt të sigurte gjatë ecjes së tyre në këtë jetë dhe ka qenë një produkt që e ka mbajtë ekonominë familjare në këtë vend. Për atë është një tendencë e drejtë që ne me respektua këtë ditë, këtë produkt që e kemi dhuratë prej Zotit dhe po ashtu me bashku edhe disa evenimente të tjera që me bë më komplekse, në këtë rast sot jemi mundur me i paraqitë piktorët e Deçanit dhe krejt Kosovës, me i ftu poetët e krejt Kosovës dhe Deçanit, dhe në këto banerat jemi munduar me provmovu komunën e Deçanit me potencialin e produktet që  i ka”, tha ai.

E Ajne Iberhysaj nga “Iniciativa për zhvillim” tregon që synojnë ta bëjnë tradicional ketë manifestim, që për herë të parë po mbahet në fshatin Belle.

“ Të promovohen vlerat tradicionale, turizmi lokal dhe gjithashtu vlerat natyrore të fshatit Belle. Të merr ky fshat pikërisht emërtimet përveç asaj që ka historike e kulturore, të merr edhe atë poetike”, tha ajo.

Duke prezantuar veprat e tyre, pjesë e manifestimit ishin artistë nga Deçani, vende të tjera te Kosovës, e madje edhe nga ata që jetojnë në diasporë.

Komuna e Deçanit njihet për sipërfaqe të madhe, cilësi dhe historik të gështenjave.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori