LAJMI I FUNDIT:

Festo e lexo me Librarinë “Dukagjini”

Festo e lexo me Librarinë “Dukagjini”

1 qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, ku vëmendja e të gjithëve drejtohet te fëmijët, duke u kushtuar aktivitete të ndryshme edukative dhe argëtuese.

Libraria “Dukagjini”, një pikë e rëndësishme kulturore në Prishtinë, ndan një hapësirë të gjerë kushtuar librave për fëmijë, ku vazhdimisht organizon aktivitete të ndryshme që lidhen me librin për të gjitha grup-moshat.

Libraria “Dukagjini” ua përkujton prindërve se sa i rëndësishëm është libri për fëmijët.
Libri stimulon imagjinatën, zgjon kureshtjen, pasuron fjalorin etj.

Edhe këtë vit në Librari do të ketë aktivitete të ndryshme, ku fëmijët do të mund të argëtohen, dhe do të ketë zbritje. Ata mund të përfitojnë dhe t’i blejnë librat e tyre më të pëlqyer.

Në tituj të caktuar dhe sidomos ata më të kërkuarit  për fëmijë, do të ketë 20% zbritje. Zbritja do të vlejë edhe në blerjet fizikisht në librari edhe në website.

Kurse prej orës 12:00 deri në orën 14:00 do të realizohet një aktivitet. Eja dhe zbulo se për çfarë bëhet fjalë!

Libraria “Dukagjini” ju mirëpret!

Artikull i sponzorizuar