LAJMI I FUNDIT:

Festivali PriFest shtyhet për muajin gusht

Festivali PriFest shtyhet për muajin gusht
Festivali PriFest (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Festivali Ndërkombëtar i Filmit ‘PriFest’ është shtyrë për muajin gusht për shkak të përhapjes së madhe të COVID-19 në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga vet faqja zyrtare e festivalit përmes një postimi të publikuar në Facebook.

Sipas tyre, ‘PriForum’ do mbahet online ndërsa datat për pjesën tjetër të festivalit do të jenë 25-30 gusht.


Festivali PriFest (Foto: Facebook)

Ky është postimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit – PriFest është duke përcjellur me shumë seriozitet situatën e pandemisë, dhe duke marrë parasysh se në ditët e fundit ka ndodhur një rritje alarmante e numrave të të infektuarëve me Covid19 në Kosovë, e vecanërisht edhe ne Prishtinë ku planifikohet të mbahet festivali, menaxhmenti ka marrë vendim që një pjesë të festivalit që planifikohej të mbahej në mënyrë fizike, ta shtyej për data 25-30 gusht, me shpresë se situata do të përmirësohet.

Ndërkohe që PriForum – platforma regjionale e industries se filmit, që është paraparë të mbahet online do të mbahet në datat e parapara 17-19 korrik.

PriFest ka punuar intenzivisht në muajt e kaluar për të bërë përzgjedhjen e filmave dhe programet e ndryshme në mënyrë që të realizojmë festivalin në korrik. Ne ishim të mendimit që shfaqjen e filmave ta bënim në hapsirë nën qiellin e hapur, me një kujdes të shtuar dhe duke rrespektuar masat e mbrojtjes. Mirëpo, lajmet shume dekurajuese se pandemia ka filluar të përhapet me të madhe, na bëri që të marrim vendim ta shtyejmë datën e mbajtjes së festivalit pasi që duhet të jemi të kujdesshëm që mos të rrezikojmë mirëqenien e qytetarëve në asnjë mënyrë.

Ne jemi të vetëdijshëm se edhe ngjarjet kulturore janë shumë të rëndësishme, dhe kjo ka qenë arsyeja që menduam se mund ta mbanim festivalin në korrik, por në këtë gjendje të pandemisë, kjo është e pamundur. Andaj kemi vendosur që të shfrytëzojmë këtë kohë për t’; promovuar programet e ndryshme, me shpresë që në gusht situate e pandemisë do të ndryshoj për të mirë.

PriForum do të mbahet në platforma online, në data 17-19 korrik, kurse datat për pjesën tjetër të festivalit”.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori