LAJMI I FUNDIT:

Festivali në Peru, ata që janë grindur më herët “qërojnë hesapet” në arenë – qëllimi është që Vitin e Ri ta presin të pajtuar

Festivali në Peru, ata që janë grindur më herët “qërojnë hesapet” në arenë – qëllimi është që Vitin e Ri ta presin të pajtuar

Një ngjarje tradicionale që ka për qëllim që ata që janë grindur “të qërojnë hesapet” në prag të Vitit të Ri, është mbajtur në Peru.

Peruanët që kanë probleme me persona të caktuar, mund t’i zgjedhin ato në aspektin fizik në “arenën” që përcillet nga turma dhe muzika, transmeton Telegrafi.


Edhe pse bëhet fjalë për dhunë, ka për qëllim që ata që janë grindur, pas rrahjes t’i lënë prapa vetes konfliktet fizike dhe të hyjnë në Vitin e Ri të pajtuar.

E tërë ngjarja përcillet nga juria që shpallin fituesit e ndeshjes. Ky festival tradicional i quajtur Takanakuy është mbajtur më 25 dhjetor në provincën Chumbivilcas në Cusc, ku morën pjesë burra e gra.

Banorët lokalë pretendojnë se ky festival vërtetë u ndihmon në zgjidhjen e konflikteve, dhe përmirëson raportet ndër njerëzore. /Telegrafi/