LAJMI I FUNDIT:

Festat kombëtare, shqiptarët fluturojnë jashtë

Festat kombëtare, shqiptarët fluturojnë jashtë

Festat kombëtare si ajo e pavarësisë dhe e çlirimit të vendit, qytetarët e kryeqytetit kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit.

Ndonëse të pakta në numër krahasuar me në vit më parë, agjencitë turistike thonë se prenotimet për këto pushime kanë nisur që prej një muaji për të përfituar nga çmimet.


Sipas operatorëve turistik vendet e Evropës perëndimore mbeten destinacionet më të preferuara, kjo për shkak se edhe çmimet e ofruara mbeten të favorshme.

“Kanë qenë për Europën Perëndimore, Portugali, Barcelona, Madridi, Lisbona, Firence këto vendet janë më të kërkuara. Pastaj dhe rajoni nuk mbetet mbrapa për shkak se janë afër, çmimet janë pak më të lira”, tha Fjorida Zani, operatore turistike.

Këtë vit, festat e Nëntorit, falë edhe vendimit të qeverisë për ta bërë të hënën pushim për administratën shtetërore, janë parë si një mundësi e mirë për të bërë një pushim të gjatë. Nga ana tjetër ardhja e dimrit dhe dëbora e parë kanë bërë që të tjerë qytetarë të zgjedhin juglindjen e vendit.

“Korçë, Voskopojë, këto vendet, tani fatmirësisht filloi dhe bora, kështu që mund t’i shijojnë pak më shumë këto destinacione”, tha Zani.

Në kryeqytet për herë të parë më 28 Nëntor, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, do të zhvillohet Parada e Shqiptarëve, me pjesëmarrjen e shqiptarëve nga të gjitha qytetet shqipfolëse të rajonit. Aktivitetet do të vijojnë deri në mbrëmje ku do të mbahet dhe një koncert festiv./TV Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori