Aktori ishte caktuar ta përsëriste rolin e tij në vazhdimin e dytë të këtij filmi, i cili u anulua nga studioja në vitin e kaluar, duke e lënë Ferrellin, regjisorin Adam McKay dhe fansat të zhgënjyer.

“Kishim planifikuar të bënim një mjuzikël në Broadway dhe pastaj të realizonim një film të dytë pas shfaqjes skenike. Secilit që ia themi idenë, i pëlqen, përveç studios që ka të drejtat. Topi është në fushën e tyre, mirëpo ata po tregohen idiotë”, ka thënë Ferrell. /Telegrafi/