LAJMI I FUNDIT:

Ferrari Portofino, makinë luksoze që arrin shpejtësi të lartë (Foto)

Ferrari Portofino, makinë luksoze që arrin shpejtësi të lartë (Foto)

Prodhuesi italian Ferrari, ka zgjedhur Frankfurt Motor Show që të prezantojë modelin më të ri.

Portofino është makina luksoze dhe sportive, që iu ka pëlqyer menjëherë njohësve të automobilizmit, transmeton Telegrafi.


Me 3.9-litra V8 dhe 592 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.5-sekonda, ndërsa ka shpejtësi maksimale prej 320 kilometrave në orë.

Derisa modelet e fundit siç është California T, u konsideruan se kanë pamje jo aq moderne dhe dinamike, e njëjta nuk mund të thuhet edhe për Portofino.

Linjat e ashpra dhe përfundimet me kujdes, të kësaj veture kanë marrë komente shumë pozitive. /Telegrafi/