LAJMI I FUNDIT:

Ferrari me model unik shënon 30-vjetorin e pranisë në Kinë

Ferrari me model unik shënon 30-vjetorin e pranisë në Kinë

Ferrari po feston 30 vjetorin e pranisë në tregun kinez dhe me këtë rast ka përgatitur një model të veçantë dhe unik.

Kompania italiane ka 21 shpërndarës në të gjithë Kinën, dhe vetura e parë Ferrari u porosit në vitin 1992 në Pekin. Kjo shënoi hyrjen zyrtare të Ferrarit në tregun kinez dhe tani marka e famshme po shënon 30 vjetorin e asaj ngjarjeje me një model të veçantë Roma të destinuar për Kinën.


Vetura u projektua nga Tailor Made, programi i modifikimit dhe personalizimit të Ferrarit, në bashkëpunim me stilistin e shquar kinez Jiang Qiong’er, dhe u frymëzua nga estetika dhe mjeshtëria tradicionale kineze.

Qiong’er është e njohur për punën e saj të rrënjosur në hollësinë, bukurinë dhe trashëgiminë e kulturës kineze. Ajo bashkoi konceptet dhe ekspertizën për të arritur një sintezë të filozofisë së dizajnit italian dhe dizajnit dhe dekorit kinez.

Modeli unik është një magnet për sytë, është i dekoruar me ngjyrat Sanusilver Matte dhe Rosso Magma Glossy, nga të cilat kjo e fundit i kushton haraç të kuqes tradicionale kineze. Linjat që shtrihen nëpër trup dhe në brendësi janë të frymëzuara nga detajet karakteristike të mobilieve klasike të dinastisë Ming.

Vetura speciale ka edhe funde anësore me karbon, një pllakë floriri me germa kineze të gdhendura për numrin 30, një mbulesë dore etj.

Në kulturën e lashtë kineze, ari simbolizon pasurinë dhe lumturinë, dhe lodhi simbolizon pastërtinë dhe butësinë. Nga këto materiale është bërë një kuti çelësash dhe në fakt është sinonim i urimeve dhe respektit.

Modeli është i pajisur me një paketë jetese të dizenjuar nga Qiong’er, e cila përfshin një grup prej katër shpërndarësësh aromash (një për çdo sezon të bërë nga zezak dhe kristali), një set çaji, një këllëf cigaresh prej zezak, batanije lesh kashmiri, set shahu kinez. prej agati dhe lëkure e të tjera. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Një pajisje e pakuptimtë: “Park Assist” në vetura po bëhet - një gjë e së kaluarës!

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Pluhur nga Afrika: Si ta largoni siç duhet nga një veturë?!

Pluhur nga Afrika: Si ta largoni siç duhet nga një veturë?!

Auto
Këto janë gjobat më të mëdha në botë për shpejtësinë - ku renditet Kosova

Këto janë gjobat më të mëdha në botë për shpejtësinë - ku renditet Kosova

Auto
Ndonëse pika karikuese e Tesla-s ishte dëmtuar nga jashtë, shoferi arriti ta mbushte automjetin e tij elektrik

Ndonëse pika karikuese e Tesla-s ishte dëmtuar nga jashtë, shoferi arriti ta mbushte automjetin e tij elektrik

Auto
Kalo në kategori