LAJMI I FUNDIT:

Ferrari kërcënon me padi pronarin e një 812 Superfast për fotografi të padenja në Instagram

Ferrari kërcënon me padi pronarin e një 812 Superfast për fotografi të padenja në Instagram

Duket se Ferrari nuk pëlqen të bëjë pjesë, në jetën luksozë te disa pasanikëve

Pronarët e super-veturave, bëjnë jetë luksoze dhe këtë nuk hezitojnë me ndjekësit në rrjetet e tyre sociale, transmeton Telegrafi.


Mjafton të shikohet llogaria në Instagram e kompania gjermane e veshjeve Philip Plein, ku mund të shihen shumë të pasur, që ekspozojnë me rkenari edhe veturat e tyre luksoze. Nga Lamborghini Urus, Rolls-Royce Cullinan e deri te Ferrari 812 Superfast, janë disa prej këtyre veturave ku ata shfaqen me veshjet shtëpive më të famshme të modës.

Ky trend nuk po i pëlqen Ferrarit, që është ka kërcënuar me pasi pronarin e një 812 Superfast, për një fotografi që e konsideron shumë të padenjë dhe frikësohet se ia dëmton imazhin. “Jemi të shqetësuar me paraqitjen tejet provokative, afër modelit tonë dhe duam që fotografia të largohet, përndryshe brenda 28 orëve do të merremi me drejtësinë” thuhet në mesazhin e dërguar nga Ferrari në llogarinë e Philip Plein.

Në të njëjtën kohë, Ferrari kërkon të largohen fotografitë me atletet e vendosura mbi makinë, gjë të cilën thotë se po përdoret që të reklamohet kjo firmë e veshjeve. Deri më tani, nuk ka ndonjë të dhënë, nëse Ferrari vërtetë është ankuar në gjykatë dhe do e paditë pronarin e makinës, apo është vetëm paralajmërim. /Telegrafi/