LAJMI I FUNDIT:

Ferrari ka shitur gjatë këtij viti më shumë vetura se që llogariste

Ferrari ka shitur gjatë këtij viti më shumë vetura se që llogariste

Të ardhura shumë më të mëdha se që priste, derisa së shpejti  lanson edhe një model tjetër

Megjithëse prodhon vetëm vetura të shtrenjta, që kanë çmim me nga gjashtë shifra, Ferrari vazhdon të jetë lider në treg dhe të ketë shitje të mëdha, transmeton Telegrafi.


Derisa, prodhimin e ka të limituar, në mënyrë që të gjitha makinat të jenë në nivel të lartë.

Në këtë formë, Ferrari vazhdon të jetë një prodhues i fuqishëm, duke shitur aq shumë makina, sa që tejkaloi pritjet, ndërsa modelet më të shitura ishin Portofino dhe 812 Superfats.

Reuter njofton se Ferrari llogariste që gjatë këtij viti të fitonte deri në 1.2 miliard euro, ndërsa ka arritur të mbledhë 1.27 miliardë euro. Kërkesa për modelet me V8 është rritur në 9.5 për qind, deri sa për V12 u rrit për 8.9 për qind.

Gjatë çerekut të tretë të këtij viti, shitjet e Ferrarit janë rritur për 9.4 për qind, pasi shiti 2,474 vetura. Lansimi i Monza SP1 dhe SP2, ka ndihmuar shumë në shitjet e muajit shtator.

Përfitimet e Ferrari mund të jenë edhe më të mëdha gjatë këtij viti, pasi së shpejti e lanson edhe modelin F90 Stradale, që është një makinë shumë  mirë. /Telegrafi/