Feronikeli ka fituar në udhëtim te Drenica me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, ku të dyja skuadrat patën rastet e veta, por asnjëra nuk arriti të tund rrjetën.

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më atraktive, pati më shumë raste, tension, por edhe gola.

Pas disa rasteve të mira të krijuara, Feronikeli arriti të gjej golin në minutën e 65-të të ndeshjes.

Ishte sulmuesi ferizajas, Astrit Fazliu, i cili ka shënuar me kokë për epërsinë 1-0.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste tjera nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të tund rrjetën dhe mysafirët fituan me rezultat minimal.

Pas kësaj fitore, Feronikeli vazhdon në pozitën e parë me 71 pikë, ndërsa Drenica renditet e gjashtë me 38 pikë, por shumë afër zonës së barazhit.

Në ndeshjen e radhës, ekipi nga Drenica e pret Dritën, ndërsa Drenica udhëton te Flamurtari. /Telegrafi/