LAJMI I FUNDIT:

Fero rikthehet në Instagram ndërsa publikon një video me maskë

Fero rikthehet në Instagram ndërsa publikon një video me maskë
Fero (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, tash e disa ditë ka qenë cak i një sulmi kibernetik.

Kjo ngase i është hakuar llogaria e tij zyrtare në Instagram dhe mbrëmë i është rikthyer sërish, ndonëse e njëjta gjë ka ndodhur edhe me reperin nga Tetova, S4MM.

Feronit Shabani (emri i vërtetë i Feros) gjatë ditës së sotme ka publikuar një video nga makina, në të cilën shfaqet me masa mbrojtëse.


https://www.instagram.com/p/B_19jp-ndrd/

Videoja mori vëmendje të madhe ndërsa komentet e shumta nuk munguan nga ndjekësit e tij në këtë rrjet të popullarizuar social.

S4MM dhe Fero rikthejnë profilet e Instagramit
Lexo po ashtu S4MM dhe Fero rikthejnë profilet e Instagramit

Fero ndërkohë është izoluar në Gjermani – atje ku tash e disa muaj ka filluar jetën dhe aktivitetet e tij muzikore.

https://www.instagram.com/p/B_SuKiuodod/

Ai momentalisht është duke e shijuar suksesin e albumit të ri të titulluar “Self Loyalty”.

“1 e keni” ndryshe mbetet projekti i fundit i lansuar me klip nga reperi, i cili ka arritur të grumbullojë mbi një milion klikime. /Telegrafi/