LAJMI I FUNDIT:

Fero: Në lokalin tim është lëshuar muzikë e Unikkatilit

Fero: Në lokalin tim është lëshuar muzikë e Unikkatilit
Foto: RTV Dukagjini/YouTube

Reperi Fero ka qenë shumë i diskutuar në media ditëve të fundit mbi veprimet e tij kundrejt kolegëve reperë.

Mirëpo pavarësisht tensioneve, ai në një intervistë të fundit për “Barber Shok”, pranoi se gëzon respekt për ata që e dëgjojnë muzikën e atyre që ai i quan kundërshtarë të tij në hip-hop.

Fero, i cili sivjet hapi një lokal në qytetin e tij të lindjes në Gjilan, pohoi se DJ që ishte punësuar në lokalin e tij, e kishte pyetur se a mund të lëshonte muzikë të reperëve të tjerë – për të cilën ai ia kishte dhënë lejen duke i thënë ‘Po’.


“Kur erdh natën e parë në lokal, ky [DJ] më ka pyetur: ‘Fero a mund ta lëshoj MC Kreshën?’ – I kam thënë: Po more lëshoje. A mundem me ta lëshoj Noizyn?’ – Po more lëshoje. ‘A mundem ta lëshoj Unikkatilin?’ – I kam thënë po more lëshoje. Krejt lëshoji, përderisa ka njerëz që i dëgjojnë, unë nuk kam diçka kundër”, ka thënë Fero në “Barber Shok”.

I njëjti pohoi gjatë intervistës se angazhimi i tij në jetën private si prind i përkushtuar ndaj vajzës, e la pak më anash në aspektin profesional të punimit të këngëve të reja.

Foto: Fero/Instagram

Megjithatë, ai lajmëroi se nga tani e tutje do të jetë mjaft aktiv për fansat e tij, aq më tepër që tashmë është rikthyer te bashkëpunëtorët e tij të vjetër, Zzap dhe Chriss, në studion ON Records. /Telegrafi/

Foto: Fero/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori