LAJMI I FUNDIT:

Fermeri mbolli dy milionë luledielli për ta bërë vitin 2020 pak më të mirë

Fermeri mbolli dy milionë luledielli për ta bërë vitin 2020 pak më të mirë

2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm pa marrë parasysh se ku jetoni. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe natyrisht pandemia në të gjithë botën, po kontribuojnë në një ndjenjë të përgjithshme shqetësimi.

Por, mund të jetë një vend në planet që do t’ju bëjë të dëshironi të qëndroni aty deri sa të mbarojë viti, kjo ndodh të jetë në një fushë të një fermeri në Wisconsin, SHBA.


Ferma e Scott Thompson është e vendosur në cepin juglindor të shtetit dhe ka luleshtrydhe, mjedra dhe kunguj, në vartësi të sezonit.

Këtë verë, ai vendosi t’i çonte gjërat në një drejtim tjetër dhe mbolli mbi dy milionë luledielli, në 22 hektarë.

“Ne thjesht e bëmë atë … dhe ne vetëm vazhduam të ndërtonim”, tha Thompson për CNN në një intervistë, transmeton Telegrafi. “Ndërsa sezoni vazhdonte, pandemia nuk ikte dhe ne menduam se njerëzit mund të kërkonin diçka për të bërë, kjo ishte mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur distancën shoqërore”.

Fusha e luleve është absolutisht masive, afërsisht një e treta e tyre duhet të lulëzojnë në vazhdim, kështu që ka ende shumë bukuri për të pritur në javët e ardhshme.

Siç mund ta imagjinoni, është një vend mjaft i bukur për të qenë në një ditë me diell dhe njerëzit po e vizitojnë me shumë kënaqësi.

Me 22 hektar lule, ka mjaft hapësirë ​​për njerëzit që të shkojnë dhe të shijojnë bimët që lulëzojnë, ndërsa ende mbajnë një distancë të sigurt nga vizitorët e tjerë, duke e bërë atë strehën e përsosur pandemike.

Por, ndërsa pandemia ndihmoi në frymëzimin e Thompson për të mbjellë fushat masive të luleve në radhë të parë, ai thotë se përgjigja nga publiku ka qenë aq e madhe saqë ai synon të vazhdojë trendin në vitet që vijnë, pavarësisht nga pandemi. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Si të bësh para: Ç'ju mësuan prindërit e pasur fëmijëve të tyre?

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë

Intimitet dhe Pasion
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori