LAJMI I FUNDIT:

Fermerëve u ndahen pajisje për rritjen e standardit të drithërave

Fermerëve u ndahen pajisje për rritjen e standardit të drithërave

Meridian Corporation në bashkëpunim me Bashkimin Evropian ka subvencionuar 30 fermer me pajisje bujqësore si dhe ka shpërndara certifikatat e trajnimit për ngritjen e njohurive rreth kultivimit të drithërave sipas kualitetit dhe standardeve të Bashkimit Evropian.

Ky aktivitet, është pjesë e projektit Përforcimi i Pozitës Konkurruese të Fabrikës “Buka” në Rajon, projekt i cili është financuar nga Bashkimi Evropian.


Ky projekt si i tillë ndahet në dy aktivitete kryesore. Aktiviteti parë ka të bëjë me ngritjen e njohurive dhe kapaciteteve prodhuese të fermerëve vendor për prodhimin e drithërave sa me kualitativ sipas standardeve evropiane.

Ndërsa aktiviteti i dytë ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve prodhuese te fabrikës “Buka”, që përfundimisht, sinergjia mes këtyre dy aktiviteteve rezulton në qëllimin kryesor të projektit: zhvillimi i ekonomisë në vend, rritja e punësimit, zvogëlimi i importit dhe ofrimi i produkteve sa me kualitative për qytetaret e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/