Është shënuar themelimi i Shoqatës “Fermerët Kosovarë të Qumështit”.
Me këtë rast, ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Sipas komunikatës nga kryeministria, Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë për të përkrahur këtë shoqatë në realizimin e synimeve të tyre.
“Keni shumë kërkesa të arsyeshme. Ballafaqoheni po ashtu me mjaft shumë probleme, disa prej të cilave ne mund t’i zgjidhim si Qeveri dhe ju garantoj se do t’ju përkrahim dhe t’i zgjidhim. E kërkojnë po ashtu edhe deklarimet dhe kërkesat tuaja që bashkërisht të ulemi dhe të shohim se çfarë Qeveria mund të bëjë, në mënyrë që prodhuesve tanë të qumështit t’ju krijojmë kushte shumë më të mira sesa që i kanë, sepse ne jemi të interesuar të kemi prodhim vendor, të mbulojmë tregun me prodhim vendor dhe atë prodhim burimor ashtu siç e përfaqësoni sot ju këtu. Unë ju garantoj se do të bëjmë çfarë mund të bëjmë dhe do të mundohemi që maksimalisht t’ju përkrahim”, tha Mustafa.
Kryeministri Mustafa me këtë rast iu ka uruar atyre suksese jo vetëm në tregun vendor por edhe evropian.
“Uroj suksese dhe dëshiroj që të arrini jo vetëm të mbuloni tregun tonë por edhe të depërtoni në tregun regjional dhe tregun evropian”, tha kryeministri.
E zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi i ftoi fermerët që së bashku të gjejnë zgjidhje në avancimin e kësaj ekonomie.
“Ju ftoj që kjo ekonomi të avancohet edhe më shumë në mënyrë që prodhimet tuaja të jenë sa më masovike dhe sa më kualitative, duke i plotësuar kërkesat e grumbulluesve dhe prodhuesve tjerë të qumështit që bazojnë produktet e tyre në qumësht”, tha Kelmendi.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami e quajti të rëndësishëm krijimin e shoqatës, si një vend për të artikuluar në mënyrën më të mirë sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qumështarët.
“Besoj se ne si kabinet qeveritar, duke nisur nga kryeministri Mustafa, ajo që na ka karakterizuar gjatë gjithë bashkësundimeve që i kemi pas qoftë me fermerët qoftë me komunitetin e biznesit, është që kur ju keni thënë se kemi probleme, ne e kemi pranuar që ju keni probleme dhe kemi ofruar që ato t’i zgjidhim së bashku, andaj njëjtë do të veprojmë edhe me shoqatën e juaj”, tha Bajrami.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Fermerëve, Besim Kuqi, e quajti këtë ditë të madhe për fermerët dhe sektorin e qumështit në Kosovë, sepse për herë të parë interesat e fermerëve do të mbrohen dhe artikulohen nga vetë fermerët.
“Krijimi i shoqatës së re, erdhi si nevojë për të përfaqësuar në mënyrë dinjitoze kërkesat dhe nevojat e fermerëve të qumështit. Ne duam të kemi një treg, ku çmimi minimal të jetë i garantuar. Shpresojmë që me bashkëpunim dhe mirëkuptim të arrijmë tek zgjidhjet e problemeve, të cilat po e rëndojnë këtë sektor”, tha Kuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Samir Mane përballë studentëve të Harvardit: Tregu i përbashkët rajonal duhet nxitur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Prodhuesit vendor ankohen për mos përkrahje nga shteti
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare