LAJMI I FUNDIT:

Fermerët japonezë krijojnë punime mbresëlënëse 3D në fushat e mbjella me oriz

Fermerët japonezë krijojnë punime mbresëlënëse 3D në fushat e mbjella me oriz

Në fushat e mbjella me oriz në Japoni, janë krijuar punime të ndryshme 3D, që japin pamje shumë mbresëlënëse.

Për të punuar këto ilustrime, fermerët nuk përdorin ngjyra, por iu duhet të mbjellin varietete të ndryshme orizi, që kur të rriten të krijojnë figura të caktuara, transmeton Telegrafi.


Janë afro 15 mijë metra katrorë me fusha të mbjella në pjesën rurale të Inakadate të Aomori të Japonisë, që mbulohet me këto ilustrime të rritura në mënyrë natyrale.

Nga rrafshina, këto punime janë të padukshme, por nëse hipet mbi ndonjë ndërtesë, apo fotografimet me dron, shfaqin pamjet e mahnitshme që shihen në fushë.

Mes tyre, është portreti o Marylin Monroe, Godzilla, figura tjera japoneze, si dhe panorama e Manhattan. Rreth 150 mijë turistë e vizitojnë për çdo vit këtë zonë, ku banojnë vetëm 8,700 banorë, që kujdesen kryesisht për oriz dhe të mbjella tjera.

Tradita e ilustrimeve në fusha orizi, ka filluar nga viti 1993, kur një ferme i ka lyer të mbjellat me ngjyrë të verdhë dhe rozë. /Telegrafi/