Në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës, Ferizaj ka marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Prishtinës së Re, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 63-të, kur Elvis Prençi realizoi autogol duke i dhënë epërsinë mysafirëve.


Pas këtij momenti, Ferizaj menaxhoi mirë rezultatin dhe mund të kishte mbyllur ndeshjen me një gol tjetër, por Ardit Topallaj humbi një rast të artë në minutat shtesë.

Nga ana tjetër, Prishtina e Re pati shumë pak raste shënimi. Astrit Berisha u afrua me një goditje me kokë në minutën e 89-të, por pa sukses.

Përkundër përpjekjeve, skuadra vendase nuk arriti të shmangte disfatën e parë të këtij sezoni.

Me këtë fitore, Ferizaj regjistron 6 pikë pas dy xhirove, duke hyrë në hapin e duhur në garë, ndërsa Prishtina e Re mbetet në kuotën e 3 pikëve, u njohur me humbje në elitë. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app