LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj krijon task-forcë pas reshjeve të shiut dhe breshrit (Foto)

Ferizaj krijon task-forcë pas reshjeve të shiut dhe breshrit (Foto)

Komuna e Ferizajt ka njoftuar qytetarët se pas reshjeve të dendura të shiut dhe breshrit, kryetari Agim Aliu ka krijuar task-forcën për menaxhimin e kësaj situate.

Task-forca do të udhëhiqet nga Aliu, ndërsa përbëhet edhe nga drejtues të shërbimeve publike, gjegjësisht emergjencave civile, drejtues të bujqësisë dhe pylltarisë, zjarrfikësit si dhe përfaqësues të tjerë të organeve shtetërore që kanë autorizimet për trajtimin e situatave në rastet e fatkeqësive natyrore.


Sipas njoftimit për media, Aliu dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë dal menjëherë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut dhe breshrit me ç’rast kanë vizituar Spitalin e Ferizajt, zona të përmbytura në disa nga rrugët e qytetit dhe fshatrave.

Sipas raportimeve nga zona të ndryshme në qytet dhe fshat kjo stuhi ka shkaktuar dëme të shumta në objekte të banimit privat, objekte dhe vepra publike, kultura bujqësore, objekte industriale, punishte si dhe infrastrukturën përcjellëse rrugore. Gjendja më e rëndë vlerësohet të jetë në zonën rurale përkatësisht në fshatin Tërrn dhe disa nga rrugët e qytetit.

Territori i Ferizajt në shkallë të gjerë është vërshuar, ekipet e emergjencave civile dhe gjithë mekanizmi tjetër në këtë situatë është aktivizuar, autoritetet po vlerësojnë në kohë reale raportimet nga terreni si dhe po punohet me intensitet të shtuar në hapjen e kanaleve kulluese për tejkalimin e vërshimeve në zona të caktuara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori