LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj arkëton tre pikë të arta nga udhëtimi në Mitrovicë

Ferizaj arkëton tre pikë të arta nga udhëtimi në Mitrovicë

Ferizaj ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Trepça ’89 me rezultat minimal 0-1.

Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që gjatë 90 minutave u pa vetëm një gol.


Ishte minuta e 19-të e ndeshjes kur u realizua goli i vetëm në këtë sfidë me mysafirët që bën një aksion fantastik.

Filip Gligorov asistoi bukur te Mateo Panadic i cili nga afërsia realizoi për 0-1.

Trepça ’89 deri në fund të ndeshjes kërkoi me ngulm golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe Ferizaj arkëtoi tre pikë të arta nga kjo përballje.

Ferizajasit me këto tre pikë ngritën në pozitën e shtatë në tabelë me 27 pikë, derisa lënë Trepçën ’89 një vend më poshtë me një pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme Trepça ’89 do ta zhvilloj sërish në Riza Lushta, ku takohet me Dukagjinin, derisa Ferizaj para adhuruesve të vet pret Ballkanin. /Telegrafi/