LAJMI I FUNDIT:

Fenomeni i pazakontë, dielli bëhet i kuq në Britani

Fenomeni i pazakontë, dielli bëhet i kuq në Britani

Dielli u bë i kuq dhe qielli u ngjyros me nuanca të pazakonta të hënën mbi Britaninë e Madhe, për shkak të rërës së ardhur nga Saharaja dhe tymit të shkaktuar nga zjarre në jug të Evropës, që filtruan gjatësi të caktuara vale të dritës së diellit.

I zbutur nga uragan në stuhi, Ofelia shkaktoi 3 viktima te dielën në Irlande, ku ishte stuhia më e rendë në gjysmë shekulli, e tani i është drejtuar Skocisë. Por në Londër e në juglindje të Anglisë erërat ishin të moderuara.


Ato që nxitën reagimet në rrjetet sociale ishin qielli i verdhë dhe dielli i kuq.

Agjencia meteorologjike n Britani tha se fenomeni ishte shkaktuar si pasoje e stuhisë, e cila kishte marrë me vete rërë sahariane dhe tym nga zjarret në Spanjë e Portugali. Shumë njerëz postuan foto dhe video të fenomenit në rrjet.

“Bristol dukej si në filmin Planeti i Kuq, moti është vërtet i çuditshëm”, shkruajti një prej përdoruesve në twitter.

Në disa zona dritat e rrugës u ndezën në mes të ditës, pasi pluhuri bllokoi pjesërisht dritën e diellit. /tch/

Në trend Fun

Më shumë
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Gripi

Gripi

Telenovelat

Telenovelat

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Një mjeshtër i ujit ka publikuar imazhe të çuditshme që ka hasur në punë

Fun
Kalo në kategori