LAJMI I FUNDIT:

Fenomen i rrallë në re, duket sikur qielli ka marrë flakë (Video)

Fenomen i rrallë në re, duket sikur qielli ka marrë flakë (Video)

Gjatë orëve të hershme të mëngjesit, banorët e Patapo në Peru janë bërë dëshmitarë të një fenomeni të pazakontë që ka ndodhë në qiell.

Në mes të reve është shfaqur një formësim portokalli, që dukej sikur ajo pjesë të jetë ndezur nga flakët, transmeton Telegrafi.


Madje, ka të tillë që e kanë quajtur si apokaliptike dhe si portë që dërgon për në Ferr.

“Qielli përflaket papritmas dhe njerëzit po bëjnë panik”, është mbishkrimi që e shoqëron rastin.

Por, duket se nuk bëhet fjalë për rrezet që kanë rënë në një shtresë të hollë të reve, duke dhënë pamjen e çuditshme. /Telegrafi/