Moti i pazakontë ka bërë që bora e bardhë të merr ngjyrë të errët portokallie, në katër shtete të ndryshme.

Ky fenomen i rrallë natyrorë është parë në malet e Rusisë, Bullgarisë, Ukrainës dhe Rumanisë, ndërsa pamjet nga këto hapësira u shpërndanë në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Pistat e skijimit ngjanin më shumë në plazhe verore, teksa shikuesit e përshkruanin ngjarjen si ‘apokaliptike’, ndërsa e krahasonin edhe më sipërfaqen e Marsit.

Fenomen foto 2 Pista me ngjyrë portokalli

Ekspertët kanë thënë se kjo borë e pazakontë - që në disa pjesë dukej edhe ngjyrë kafe - të jetë shkaku i pluhurit dhe polenit.

Qendra Hidrometeorologjike në Sochi, ka lëshuar një raport ku thuhet se kjo është rezultat i një stuhie pluhuri që ka arritur nga Sahara dhe ra më pas si shi. Sipas të gjitha gjasave, brenda ditësh, bora do t’i kthehet normalitetit.

Para pak ditësh, Kreta e Greqisë është mbuluar nga një shtresë e dendur pluhuri portokalli, që ka ardhur nga e njëjta shkretëtirë. /Telegrafi/