LAJMI I FUNDIT:

Femrat të cilat vuajnë nga kjo sëmundje e tinëzare kronike janë në rrezik më të madh nga forma më e rëndë e coronavirusit

Femrat të cilat vuajnë nga kjo sëmundje e tinëzare kronike janë në rrezik më të madh nga forma më e rëndë e coronavirusit

Endometrioza torokale, sëmundje tinëzare kronike e cila sulmon një ndër dhjetë femra, shfaqet kur indi (endiometriumi) i ngjashëm me mukozën e mitrës fillon të rritet në pjesë të tjera të trupit, në mushkëri apo në diafragmë

Meqenëse coronavirusi është infeksion i traktit respirator, femrat të cilat vuajnë nga endometrioza gjithashtu mund të jenë në rrezik diç më të madh nga zhvillimi i pasqyrës së rëndë klinike të cilën e shkakton coronavirusi, konsiderojnë ekspertët, shkruan The Sun, përcjell Telegrafi.


Rrezik i shtuar

Dr. Larisa Corda, gjinekologe, e cila shëron pacientët e sëmurë nga coronavirusi në Repartin e Kujdesit Intensiv në Spitalin e Londrës, thotë që femrat të cilat vuajnë nga endometrioza e rrallë torokale janë në rrezik më të madh nga komplikimet e shkaktuara nga coronavirusi.

– Te pacientet te të cilat është zbuluar endometrioza në mushkëri, mund të shfaqen komplikime nëse sëmurën nga coronavirusi, sepse fjala është për sëmundjen e cila sulmon organet e frymëmarrjes – ka theksuar dr. Corda për ITV-në.

Dr. Emma Cox, CEO për Endometriozë në Mbretërinë e Bashkuar, për Sun Online thotë që sa i përket rrezikut, nuk ekzistojnë tani për tani hulumtime të mjaftueshme të cilat do të konfirmonin dyshimet e tyre, mirëpo te 10 për qind e të sëmurëve me endometriozë mund të përfshijnë koshin e kraharorit.

– Pra, këshillën të cilën e kemi është që pacientet mund të jenë të ekspozuara ndaj rrezikut më të lartë, varësisht nga ajo se ku gjenden pjesët e endometriumit. Disa gra i kanë në mushkëri, ndërsa disa të tjera në diafragmë – shton ajo.

Respektimi i distancës sociale

– Nëse keni endometriozë torokale, mbrojtja juaj më e mirë kundër virusit është minimizimi i kontaktit social, larja e rregullt e duarve dhe, nëse është e nevojshme, vetizolimi. Nëse jeni të brengosura për shkak të shërimit apo simptomave, kërkoni ndihmën e mjekut tuaj, thotë Cox.

Nga ana tjetër, Sarah Jarvis thekson që ky është virus i ri dhe shumë gjëra ende nuk i dimë.

– Pjesët e endometriumit më së shpeshti gjenden në gavrën e stomakut jashtë mitrës, gjë që nuk e rrit rrezikun nga infeksioni serioz i coronavirusit. Mirëpo, 1 në 10 femra ka endometrium në gjoks.

Indi abnormal në gjoks mund të rrisë rrezikun nga shfaqja e komplikimeve, mirëpo ende nuk dimë mjaft për virusin në mënyrë që të jemi të sigurt – ka thënë dr. Jarvis. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori