LAJMI I FUNDIT:

Femrat të cilat dëshirojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre duhet më shpesh të dalin nga shtëpia dhe të argëtohem me shoqe

Femrat të cilat dëshirojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre duhet më shpesh të dalin nga shtëpia dhe të argëtohem me shoqe

Kemi më shumë se një arsye për ju që të mendoni për të dalë me miket që sonte

Robin Dunbar, psikolog dhe autor i hulumtimeve, ka thënë që shëndeti i përgjithshëm i femrave është shumë më i mirë nëse ato dy herë në javë takohen me miket e tyre për të pirë kafe apo për ndonjë ndejë, transmeton Telegrafi.


– Dy herë në javë është koha të cilën e ndajmë, sepse aq kemi për t’ia kushtuar familjes dhe miqve. Shoqërimi i tillë është i rëndësishëm për të dy gjinitë, sepse ndikon pozitivisht në shëndetin e tyre, si fizik ashtu edhe emocional, thotë Dunbar.

Hulumtimi ka treguar që femrat më së miri komunikojnë nëpërmjet qeshjes, tregimit të shakave dhe duke biseduar për rivalet e tyre.

Të gjitha këto kanë përparësi shëndetësore, sepse përshpejtojnë kohën e këndelljes nga sëmundja, forcojnë sistemin e imunitetit të tyre, zvogëlojnë nivelin e ankthit dhe i bëjnë persona më të mirë.

Atë që hulumtuesit kanë vërejtur është që vetëm dy nga pesë femra një herë takohen me miket e tyre, por edhe më pak kur kanë familje.

Femrat mesatarisht i kushtojnë pak kohë kurimit të marrëdhënieve miqësore.

Psikologia Dr. Alisa Ruby Bash thekson që shoqërimi i rregullt i femrave shton serotoninën dhe oksitocinën dhe thekson që këtë e verifikojnë edhe studimet e bëra në Stanford dhe në UCLA.

Gjithashtu, sa më e moshuar të jetë femra, aq më e rëndësishme është mbajtja e lidhjeve miqësore. /Telegrafi/