LAJMI I FUNDIT:

Femrat i kanë mesatarisht gjashtë shoqe të ngushta gjatë jetës së tyre

Femrat i kanë mesatarisht gjashtë shoqe të ngushta gjatë jetës së tyre

Miqësitë e femrave janë të bukura, vitale dhe padyshim të komplikuara.

Në shkallën e miqësive, disa janë më të rëndësishme se tjerat. Në maje të kësaj shkalle gjendet “shoqja e ngushtë”, transmeton Telegrafi.

Këtë shoqe e keni në çdo të mirë e në çdo të keqe. Është ajo të cilën e thërrisni duke qarë në orën dy të mëngjesit sepse jeni e dehur dhe e humbur, është ajo që ju ndihmon me çdo gjë pa u ankuar, është ajo që ju lejon të qani në shtratin e saj pas një ndarje të vështirë.

Por, pavarësisht konceptit “BFF – best friends forever”  (përgjithmonë shoqe të ngushta), këto miqësi faktikisht nuk zgjatin tërë jetën.

Në fakt, hulumtimi i ri i kryer nga “The Book of Everyone” ka zbuluar se mesatarisht një femër do t’i ketë gjashtë shoqe të tilla gjatë jetës së saj.

Studimet gjithashtu tregojnë se miqësitë femërore kanë një jetëgjatësi mesatare prej 16 vjetëve. Ndonëse kjo nuk është përgjithmonë, prapëseprapë është mjaft gjatë, dhe shumë më gjatë sesa një lidhje mesatare romantike që priret të zgjatë 10 vjet.

Megjithatë, interesante është se miqësitë i mposhtin lidhjet romantike edhe në mënyra tjera, ku një pjesë e femrave thonë se më shumë argëtohen me shoqen e ngushtë sesa me të dashurin, ku 47% e femrave kanë shprehur dëshirë të shpenzojnë më shumë kohë me shoqen e tyre.

Madje, një pjesë e madhe e tyre edhe e kanë pranuar se shoqja e ngushtë i njeh më mirë sesa partneri romantik. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori