LAJMI I FUNDIT:

Femrat janë më të lumturat me trupin e tyre kur janë nënpeshë

Femrat janë më të lumturat me trupin e tyre kur janë nënpeshë

Femrat ndihen më së miri për trupin e tyre kur janë nënpeshë.

Një hulumtim nga ‘FitRated’ i ka anketuar 1,000 persona dhe ka konstatuar se femrat ndihen më së miri kur janë nënpeshë, me një indeks të masës trupore (BMI) nën 18.5, transmeton Telegrafi.

Femrat të cilat e kishin pasur BMI-në nga 18.5 deri në 24.9 e kishin vlerësuar vetëbesimin për trupin e tyre me 3.4 nga gjithsej 5 pikë.

Ndërkaq, femrat mbipeshë dhe ato obeze e kishin vlerësuar vetëbesimin për trupin e tyre vetëm 2.1.

Kompania e fitnesit ka treguar se të qenit e hollë nuk do të thotë se jeni e shëndetshme, dhe kështu mund të jeni duke e rrezikuar vetveten.

Në fakt, ekspertët tregojnë se nënpesha shkakton reduktim në funksionet e sistemit të imunitetit, pjellorisë, etj.

Ndryshe nga femrat, meshkujt ndihen më së miri për trupin e tyre kur kanë peshë të shëndetshme. /Telegrafi/